“Kur ta shihni në burg ta keni parasysh vetë…”! – Noizy ka një thirrje për të gjithë të burgosurit
Reperi i njohur, Rigles Rajku i njohur si Noizy ka bërë dhe ai një reagim të fortë për vrasjen makabër të 8-vjeçarit, Mateo Vesiut, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.
Noizy nëpërmjet një story që ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, u ka bërë thirrje të gjithë të burgosurve.
Reperi ka publikuar foton e autorit të krimit makabër, Klodian Çalamanit, mbi të cilën shkruan:
“Kjo foto është për të gjithë çunat me vlerë dhe sedër që janë nëpër burgje të Shqipërisë… Kur ta shihni ta keni parasysh vetë…kini kujdes o çuna aty mrena, se ky është i fortë ka vrarë një fëmije 8-vjeçar”
Ngjarja e rëndë e rrëmbimit dhe vrasjes së 8-vjeçarit në Fier, mbrëmjen e 16 nëntorit, ka sjellë reagimin e shumë qytetarëve të cilët kërkojnë dënimin me vdekje për Klodian Çalamanit.