
Kur sheh Arbanën me bebin e dytë, duket shumë e thjeshtë si mama e re
Pasi u bë nënë për herë të dytë, duket se disa gjëra kanë ndryshuar dukshëm për moderatoren Arbana Osmani.
Këtë fakt ajo ka treguar edhe në foton e fundit ku përgatitjet për një spot televiziv, ka nisur t’i bëjë në shtëpi, me stilisten e flokëve tek koka, teksa ushqen vogëlushin e saj, Diell.
“Si është të bëhesh gati për të xhiruar këto ditë”, ka shkruar Arbana krah momentit më të rëndësishëm të ditës, gjidhënies për bebin e saj.
Ajo çfarë vlen për t’u përmendur është fakti se Osmani ka arritur t’i menaxhojë më së miri punët e saj, por dhe orët që duhet të shohë Diellin. Ajo na ka treguar se kohën kur i vogli fle, e shfrytëzon për të gatuar, megjithatë nuk qenka hiç problem dhe kur ai është zgjuar dhe këtë sapo na i tregoi fotoja e fundit e moderatores.
revistawho.com