Kur nisi karrierën peshonte mbi 100 kile, sot Capital T një djalë kopertinash
Njihet me emrin artistik Capital T, por emri i vërtet i tij është Trim Ademi. Karrierën e tij si këngëtar e filloi në vitin 2009, pikërisht në moshën 18 vjeçare. Tani këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat nga publiku shqiptar, me talentin e tij ka arritur të bëjë për vete shumë fansa, shkruan Magazina.al. Rikujtojmë që kënga e tij e parë ishte “Shopping”, një bashkëpunim me Besnikun e 2po2-shi, me të cilin përveç muzikës ka edhe lidhje familjare. Por në këto këto vite Trimi apo Capital T, ka ndryshuar shumë. Dikur ai ka qenë shumë i shëndoshë pasi peshonte mbi 100 kile, ndërsa sot është në top formë pra një djalë i vërtetë kopertinash.