“Kur ndjen zemrën duke t’u ngushtuar”- I publikon foton duke fjetur gjumë në parlament, deputetja akuza opozitës: Kanë kohë për të shantazhuar, e jo për…

Një foto e deputetes kosovare, Adriana Matoshi ku shihet me sytë e mbyllur, e shtirë në karrigen e saj në sallën e parlamentit është bërë virale.

Mediat kosovare raportojnë se aktoren e zuri gjumi gjatë seancës së sotme parlamentare.

Pas publikimit të imazhit, Adriana Matoshi ka reaguar në rrjetet sociale. Ajo shkruan se “e zuri gjumi pasi po fliste opozita”.

“Kur opozita flet dhe t’i e ndjen zemrën duke tu ngushtuar dhe kokën duke të dhembur”– shkroi deputetja, krahas fotos.

Ndërsa në një tjetër postim u shpreh se fotografitë janë shkrepur nga deputetët opozitarë që sipas saj nuk merren me problemet e shtetit, por harxhojnë kohën duke i bërë asaj foto dhe duke shantazhuar.

“Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit. Kanë kohë të bëjnë foto, kanë kohë të shantazhojnë por kurrë kohë nuk patën për të punuar që të rregullonin diçka për vendin tonë”.

/Panoramaplus.al