Kur natën e bën ditë dhe ditën natë, kush tjetër ka të njëjtin problem si Xhemi Shehu?
Ditët e fundit i kanë bërë të gjithë njerëzit të kenë probleme me gjumin e tyre dhe për këtë shkak të ndryshojnë dhe orën në të cilën flenë. Këtë fakt e ka ndarë dhe moderatorja e njohur, Xhemi Shehu në llogarinë e saj në ‘Instagram’ në postimin e fundit, ku shihet se po konsumon kafe.
“3 kafe gjatë ditës e rri si lugat pastaj në darkë. Po ju e keni shtuar dozën?”, shkruan Shehu krah fotos ku shfaqet e veshur me rrobat e shtëpisë dhe flokët e kapur.
Me siguri Xhemi nuk është e vetmja që ka këto probleme me gjumin dhe konsumimin e kafeve gjatë qëndrimit të gjatë në shtëpi. Edhe personazhe të tjerë të njohur kanë treguar se tashmë natën e kanë bërë ditë dhe ditën natë.
Kujtojmë se për shkak të pandemisë, Xhemi Shehu do të mungojë në ekran këto javë derisa situata të qetësohet pasi edhe ‘Portokalli’, njëjtë si shumë produksione të tjera ndërpritën xhirimet për shkak të rregullave televizive të vendosura nga ‘AMA’./revistawho.com