“Kur më doje aq fort, pse më ke tradhëtuar?”, Olsi Klosi i përgjigjet kështu Fjorentinës

Fjorentina Halili dhe Olsi Klosi janë një çitet më të përfolur të ‘Big Brother Albania’. Pas daljes nga shtëpia më e famshme dyshja i dha fund raportit të tyre, duke mos dhënë asnjë shpjegim për ndjekësit e tyre.
Pas kaq kohësh Olsi dhe Fjorentina janë vendosur sot përballë njëri-tjetrit në ekranin e ‘E diell’, aty ku dhe kanë sqaruar shumë detaje.
“Kur më doje aq fort, pse më ke tradhëtuar”, ishte pyetja e Halilit për ish-të dashurin e saj. Ajo theksoi se ai ja kishte shprehur disa herë dashurinë, ndërsa Klosi u përgjigj duke qeshur se kjo gjë nuk ka ndodhur. Më tej ai shtoi se nuk tradhëton me zemër edhe nëse kjo ka ndodhur dikur.
Olsi shtoi po ashtu se Fiorentina është një femër shumë xheloze dhe se këtë gjë mendon se ajo nuk do mundet ta ndryshojë asnjëherë.

revistawho.com