“Kur lashë shkollën, babi nuk më foli 6 muaj”- Nik Xheliaj tregon arsyen përse u bë aktor

Nik Xhelilaj, pas një mungese të gjatë në mediat dhe ekranet shqiptare, u rikthye mbrëmjen e djeshme në Top Albania Radio, në emisionin “Pardon my French”. Aktori i njohur tregoi për Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalon detaje të pazbuluara më parë nga fëmijëria e tij, arsyen pse e vazhdoi aktrimin dhe projektet e tanishme e ato që pritet të dalin.

Niku rrëfeu se në moshën 14 -vjeçare prindërit e kishin dërguar në një shkollë ushtarake në Turqi, eksperiencë që nuk zgjati shumë pasi ai vendosi të largohej pas pak kohësh e kjo gjë u bë shkak që i ati të mos i fliste për 6 muaj.

“Kam qenë 14 -vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami “Jo jo… unë aplikova emrin tënd…” edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore… Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga Pallati Kulturës deri në Stamboll me autobus në ’97-98. Gjithsesi unë e lashë shkollën, vetëm 4 muaj qëndrova dhe ika, e kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana, djemtë e tjerë shqiptarë ishin nga rrethinat. Pas këtij vendimi për 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai blinte biletën (50 dollarë) çdo të dielë që të nisesha të hënën për Stamboll, e ruante poshtë jastëkut..– tregoi Xhelilaj me nota humori, por duke zbuluar edhe sakfirificat që i ati bënte në atë kohë në mënyrë që ai të shkonte në Turqi dhe të merrte drejtimin ushtarak.

Kështu ai zgjodhi që të ndiqte rrugën e artit dhe të bëhej aktor, megjithëse edhe këtë në një moment ka qenë gati për ta braktisur. Niku tha se kishte qenë gati për t’u larguar nga shkolla e aktrimit, në momentin kur Pirro Milkani e kishte zgjidhur për të luajtur rolin protagonsit në “Trishtimin e Zonjës Shnajder”. Kishte qenë një kinoprovë në Akademi nga ku regjizori e kishte zgjedhur , edhe pse vetë aktori kishte qenë pesimit dhe kritik për atë që kishte bërë, e ndërsa portreti i tij po ashtu ishte zgjedhur edhe nga aktorja protagoniste.

Në kohën që filimi ishte duke u realizuar, Xhelilaj tha se i ksihte pëlqyer shumë atmosfera dhe puna në setin e filmit, por kur e kishte parë veten për herë të parë në rol nuk e kishte pëlqyer aspak. Gjithçka ndryshoi në premierën e filmit kur pedagogë të tij si Birçe Hasko e të tjerë aktorë të njohur shqiptarë e kishin komplimentuar dhe vlerësuar. Prandaj ai ja di për faleminderit profesor Milkanit që i dha mundësinë në atë projekt dhe e bëri të vendoste përfundimisht që të vazhdonte aktrimin.

/News31