“Kur kap prindin duke …”- Stresi zë ‘mat’ të atin, ja për çfarë bëhet fjalë

Reperi i njohur Stresi ka zbuluar se babai i tij, Sali Lushaj kishte hapur një adresë Instagram-i për të parë se çfarë publikonte i biri në rrjetet sociale.

Por adresa e tij, që si duket e ka hapur në emër të rremë, është zbuluar nga reperi, i cili i ka dërguar mesazh të atit për të kuptuar nëse është ai.

“A ti je? Të zura babë”– i shkruan reperi.

“Po, po ku më zure,”– i përgjigjet Sali Lushaj.

Stresi i shkruan se e dinte që babai e ndiqte në Instagram ndaj ka kontrolluar rrjetin social për të zbuluar adresën falso të tij.

Ndërsa i ati i kthehet se e hapi adresën për të parë se çfarë publikon i biri.

Reperi ndau mesazhet me ndjekësit në InstaStory dhe shkroi: “Kur kap prindin duke të ndjekur fshehurazi në Insta hahahaha!”

/Panoramaplus.al