“Kur je vajza e një tullaci”, tashmë e rritur, e bija kujton me humor Dr Florin
Tashmë kanë kaluar 9 vite që nga vdekja e këngëtarit shqiptar Florian Kondi.
Vajza e të ndjerit, Kaltrina, ka hapur faqen e saj në rrjetin social “TikTok” ku dhe ka publikuar një video ku shfaqen dy foto se si duket ajo sot dhe tre të tjera kur ka qenë e vogël në krahët e të atit.
“Mbrapa çdo vajze të bukur është një baba tullac.”– ka shkruar Kaltrina krahas videos.
Tashmë vogëlushja që njihnim është rritur dhe ka ndryshuar goxha e cila pritet të mbush 17 vjeç në muajin Dhjetor.