Kur injoranca flet, inteligjenca hesht
Sidoqoftë, edhe të urtët kanë vështirësi të qëndrojnë heshtur, ndërkohë që kritikohen. Ne si qenie njerëzore kemi nevojë të jemi të pranuar dhe të vlerësuar, pikërisht e kundërta e asaj që ndodh kur dikush “nuk bie dakord”.
Ne kemi krenarinë tonë dhe kritikat na shqetësojnë drejtpërdrejt. Sidoqoftë, ne duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm se kush na kritikon. Nëse është një person i motivuar nga injoranca, nuk ka arsye të ndiheni të lënduar ose të shqetësuar. Jo të gjitha këshillat vlejnë dhe jo të gjithë njerëzit duan të na ndihmojnë të zhvillohemi.
Është e rëndësishme të sqarojmë llojin e injorancës të cilës i referohemi. Nuk flasim për injorancën kulturore apo injorancën në lloje të caktuara të dijes. Flasim për injorancën e njerëzve që nuk kanë dhembshuri, ndjeshmëri, kujdes, vëmendje. Njerëz që gjykojnë ata përreth tyre në bazë të pozitës sociale, ose përfitimet që mund t’i ofrojnë.
Injoranca arrin kulmin kur ne jemi jotolerantë. Kur preferojmë të hedhim poshtë një ide apo një person, në vend që të çlirohemi nga paragjykimet dhe idetë tona për t’u hapur ndaj pikëpamjeve të reja.
Ne jemi të detyruar të jetojmë çdo ditë me njerëz injorantë, në punët tona, në shkolla, në universitete. Por situata bëhet më e dëmshme kur ata janë pranë nesh, ata janë miq ose anëtarë të familjeve tona. Për shkak se ata janë njerëz që i duam dhe janë të rëndësishëm në jetën tonë, gjithçka që vjen prej tyre na prek më thellë.
Ndërsa piqemi, megjithatë, mësojmë shumë gjëra nga njerëzit injorantë në jetën tonë. Mësojmë se në çdo moment kemi mundësinë për të ndryshuar dhe braktisur injorancën, dhe se kushdo që nuk ndryshon është sepse ai nuk dëshiron ta bëjë atë. Në këtë mënyrë, më e mira që mund të bëjmë është t’i inorojmë dhe të shkojmë përpara me dinjitet.
Kur jemi të detyruar të marrim një rrugë tjetër?
Edhe pse qëndrimi standard i njerëzve të mençur është heshtja përballë injorancës, kjo nuk është gjithmonë e mundur. Ne mund të hasim situata jashtëzakonisht toksike në të cilat jemi të detyruar të mbrojmë veten. Në raste të tilla, duhet të veprojmë me seriozitet dhe besim, duke bërë të qartë që kufijtë janë tejkaluar dhe se nuk mund ta pranojmë më atë sjellje. Më poshtë janë disa situata në të cilat duhet të veproni me vendosmëri.
Kur injoranca bëhet më e madhe se respekti.
Kur njerëzit injorantë fillojnë të duan të kontrollojnë jetën tonë. Nëse kjo ndodh, është e domosdoshme të gjeni një mënyrë për të hequr qafe negativitetin e tyre, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kur disa njerëz në jetën tonë na poshtërojnë ose na vënë në siklet për t’u ndjerë më mirë.
Ne gjithmonë do të gjejmë injorancë rreth nesh. Prandaj është thelbësore që të veprojmë me mençuri dhe të zgjedhim gjërat që meritojnë vëmendjen tonë. / bota.al