“Kur i thua burrit të të bëjë foto!”, Amarda Toska tregon eksperiencën e saj në pishinë

Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, po shijon disa ditë pushime së bashku me bashkëshorten, Amarda Toska, dhe dy fëmijët Joel dhe Sia, në Belek të Turqisë.

Ami-2

Ermali dhe Amarda janë mjaft aktivë në profilet e tyre në “Instagram”, ku nuk kanë ngurruar që të publikojnë foto apo video nga këto pushime. Ami ka publikuar disa fotografi në “Instastory”, ku njëra nuk është aq edhe e bukur.

Ami-3

Ajo ka zbuluar se foton e ka realizuar pikërisht Ermali. “Kur i thua burrit të të bëjë foto”, shkruan Ami në foton që mes siguri nuk i ka pëlqyer aspak rezultati. Në foto, Ermali në fakt ka fokusuar këmbën e tij në vend të saj./Panorama Plus