Kur e thonë stilistët dhe vajzat e ekranit, s’ka diskutim: Bojëqielli, është ngjyra e pranverës
Ngjyra e kësaj pranvere do të jetë bojëqielli. E njohur ndryshe edhe me emrin ‘cerulean’, kjo nuancë është përmendur në filmin ‘The Devil Wears Prada’ dhe që nga ai moment ngeli në memorjen e zonjave dhe zonjushave.
Kjo ngjyrë është delikate dhe renditet në krye të listës së ngjyrave të kësaj pranvere. Ajo mund të kombinohet me kuqen, portokallinë, jeshilen dhe lejlanë, pa pasur aspak frikë nëse do dukeni bukur, pasi këtë e garantojnë stilistët.
Dolce & Gabbana, Mango, Moncler, Zara dhe shumë marka të të tjera e kanë përfshirë tashmë në listën e sugjerimeve, ndërsa në Shqipëri të parat për këtë sezon e kanë veshur: Klea Huta, Orinda Huta, Marsela Çibukaj dhe Nevina Shtylla./revistawho.com