“Kur e ke humbur virgjërinë?”- Ja si iu përgjigj Lei Kraja ndjekësit, zbulon pse nuk do të martohej me një djalë të varfër!
Lei Kraja po shijon disa ditë pushimi, nga të cilat ka ndarë foto seksi e veshur me bikini.
Mbrëmjen e djeshme, moderatorja sportive ka gjetur pak kohë për fansat e saj dhe u ka dhënë mundësinë t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet.
Por mes tyre kishte edhe nga ato pikantet apo të sikletshmet, të cilave Lei iu përgjigj pa hezituar.
“Kur e ke hequr virgjërinë?”, ishte njëra prej pyetjeve që iu drejtua.
“Me datën… Nuk është puna juaj”, shkroi moderatorja simpatike. Një tjetër e ka pyetur Lein nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri.
Lei u përgjigj: “Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”.
Kraja shfaqet e kuruar deri në detaje si në televizion, ashtu edhe në rrjetet e saj sociale.
“Një nga të paktat femra të ekranit që je njësoj si në televizion, si live. Je shumë seksi”, i shkroi një tjetër ndjekës.
Mirëpo Lei tha: “Sigurisht që përdor photoshop, por mendohem shumë të jem afër reales”.
Pak ditë më parë, moderatorja rrëfeu edhe momentin më të frikshëm në jetën e saj, kur një person donte ta rrëmbente me makinë në mes të natës, gjatë kohës që punonte dhe jetonte në Nju Jork.
“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Isha shumë punëtore, atje. Shumë më shumë sesa tani, bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, nuk mora as taksi, kot, as uber apo tren se e kisha shumë afër me shtëpinë. Shkoj në një garazh/ parking sepse kaloja gjithmonë aty për më shkurt. As mami im nuk e di këtë, nuk ia kam treguar se s’doja të frikësohej.
U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar. Dhe tani i them motrës sime që të bëjë kujdes.
Vrapova nëpër shkallë, u futa, u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë atë kohë. Kur dola në rrugë kryesore, nuk e di ishte një shije shumë e keqe. Nuk udhëtoja dot më natën, se di isha shumë e frikësuar.
Tani kur eci natën mbaj me vete çelësin, e kam si refleks. Nëse ndodh gjë jam gati për të goditur. Nuk është i frikshëm New York, zona ku po ecja është e sigurt por më qëlloi ai episod. S’kisha kurrë frikë, ai moment më uli pak me këmbë në tokë. Ua kthej meshkujve nuk ua përtoj. Por këtu s’kam pasur ndonjë bezdi. Mos më ngacmoni se jam gati për të goditur,”– u shpreh ajo.