“Kur e ke humbur virgjërinë?”- Albana Osmani befason me përgjigjen. Zbulon nëse është lidhur me të huaj
Albana Osmani është treguar gjithmonë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Ajo është munduar ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes, pavarësisht kuriozitet të shumtë.
Së fundmi, moderatorja e njohur ka dhënë disa detaje nga jeta e saj personale.
Albana ka rrëfyer se nuk është lidhur kurrë me ndonjë person të huaj duke u shprehur se kjo gjë thjesht nuk i ka rastisur.
Ndërsa u shpreh se do ishte e hapur për lidhje me të huaj nëse do gjente personin e duhur.
“Asnjëherë me të huaj. Dhe kjo jo për patriotizëm. Thjesht nuk ka rastisur. Nëse do ndodhë dhe do jetë njeri i mirë, për mua nuk ka asgjë. Është e rëndësishme të kuptohesh. Do ishte mirë gjithmonë shqiptar sepse familjet do merreshin më shumë vesh,”– tha ajo në emisionin “Prive”.
Ndërsa nuk mungoi as pyetja se kur e ka humbur virgjërinë, ku Albana u shpreh: “Virgjërinë? Është një pyetje shumë e konsumuar. Të them të drejtën dhe kur e kam dëgjuar në disa intervista këtë pyetje, kam thënë ‘Boh shumë, shumë mentalitet i gabuar, ende bëhet kjo pyetje?’. Për kuriozitetin tuaj, kam qenë 52 vjeç”. Bëjni mirë llogaritë.”