“Kur do vijë ajo ditë të të shoh nuse?!” Fotot e Einxhel me ‘vello nusërie’ nxisin komentet e fansave!
Einxhel Shkira është një nga personazhet publike më të komentuar të momentit. Që pas “Big Brother Vip Albania”, jo vetëm që gjithçka rreth Einxhel përbën lajm, por romanca e saj me DJ Dagz, me të cilin u njoh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka fituar vëmendjen e të gjithëve.
View this post on Instagram
Ndërkohë, vetëm pak orë më parë Einxhel postoi disa foto me ‘vello nusërie’ dhe fansat nuk mund të mos komentonin. Në foto ku bukuroshja kishte një vello të bardhë në kokë, fansat e komplimentuan Einxhel për pamjen e saj, teksa kishte edhe nga ata që i uronin të martohej sa më shpejt. Njëri nga ndjekësit ka shkruar:
Kur do vijë ajo ditë të të shoh nuse?!
Epo sigurisht që dashamirësit dhe ndjekësit e Einxhel urojnë që ajo të martohet sa më shpejt me të dashurin e saj DJ Dagz. Ndëkrohë, kujtojmë se pak kohë më parë, u dyshua se Einxhel është në pritje të ëmbël, lajm ky që vetë DJ Dagz e mohoi duke u shprehur si më poshtë.
Ka nisur si shaka në mes të Monikës dhe Beatrix në një live dhe më pas u kyçëm unë dhe Einxhel nga pushimet. Nuk e kemi nisur akoma, kurdo që vjen mirë se vjen./TopAlbaniaRadio