Kur do ia bëjnë ‘bam’ Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha? Këngëtarja jep përgjigjen epike: Po dëgjuat…

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe sportisti Alban Hoxha prej disa vitesh janë në një lidhje dashurie.

Fillimisht e kanë mbajtur të fshehtë, ndërsa tani dalin hapur krah njëri-tjetrit, madje nuk mungojnë as fotot me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Megjithatë kur bëhet fjalë për marrëdhënien e tyre tregohen të rezervuar, ndërsa ndjekësit bëhen gjithnjë e më shumë kuriozë të dinë mbi romancën e çiftit.

Së fundmi, këngëtarja zhvilloi dhe një mini-intervistë me ndjekësit, ku u pyet: “Kur do ia bësh edhe ti ‘bam’ me Albanin?”, referuar datës se kur ata do shkojnë në altar.

Ndërsa Çiljeta Xhilaga iu përgjigj: “Ja do dalim të shtimë në top, po e dëgjove zhurmën jemi ne.”

/Panoramaplus.al