‘Kur do dal nga kjo histori?’, nëna dhe motra e Adelina Sejdinit ndërpresin emisionin, zbulojnë fjalër e fundit të saj: Dy ditë para se të vdiste i çuam 200 euro
Historia e dhimbshme e Adelina Sejdinit, shqiptares së trafikuar në Itali që i dha fund jetës pasi nuk gjeti kurrë mbështetje nga shteti italian u trajtua në një emision televiziv.
Ndërsa Gulia, një prej mikeshave të saj ishte duke ndarë më shumë detaje nga jeta e së ndjerës, nëna dhe e motra e Adelinës i kërkuan live Bietës të bëheshin pjesë e programit.
Nëna e saj mohoi që të mos kishte kontakte me të bijën, madje sipas saj, familja e ka mbështetur deri ditën e fundit të jetës.
“Alma ka qenë prezente në familjen time dhe askush s’ i ka mbyllur derën, por e kemi ndihmuar gjithnjë. Dy ditë para se të ndërronte jetë i kemi dërguar 200 euro se ishte në hotel dhe i kam thënë gjithnjë që unë kam ndihmuar të tjerët e jo më bijën time”, u shpreh ajo.
Ndërsa më vonë e motra ndau bisedën e fundit me Adelinën.
“Dëshira e saj ishte të shpëtonte nga sëmundja. Më thoshte: Motër kur të dal nga kjo histori, të heq qafe sëmundjen se s’ dua tjetër gjë në jetë… boll kam luftuar”, zbuloi e motra.