Kur dashuron Gena: “E dua më shumë sesa më do”
Gena ka qenë i ftuar në puntatën e kaluar të ‘Shiko Kush Luan’ e fill pas këtij momenti nuk ka munguar dhe video e ‘After Party’ ku këngëtari i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.
I venë midis zgjedhjes nëse fiton apo shpenzon më shumë, Gena ka pohuar lirisht se fitimet e tij janë më të mëdha se shpenzimet, ndërsa pyetjes më mirë të thyesh ligjin apo të thyesh zemrë, ai i është përgjigur: “Më mirë të thyesh ligjin, se është me problem kur thyen zemrën”.
Me të qeshurën që e shoqëron në çdo intervistë të tij, këngëtari nga Korça ka pohuar se është ai që e do më shumë partneren, ndërsa kur vjen puna te durimi ajo e bën këtë sakrificë më shumë se vetë Gena.
Këngëtari ka zbuluar gjithashtu se në marrëdhënien që gëzon me partneren e tij asnjë prej tyre nuk është xheloz. Ndonëse Gena është përpjekur ta mbajë jetën private larg vëmendjes së mediave, këto përgjigje duhet të kenë ardhur ëmbël për të gjithë dashamirësit e tij që kurizozohen përherë për jetën e këngëtarit.