Kur bukuria trashëgohet, vajza e Angelina Jolie kopje e së ëmës

Kohët e fundit, Angelina Jolie e kemi parë të dalë shpesh me fëmijët e saj për shëtitje në qytet. Një hapësirë të veçantë ajo ja ka dedikuar vajzës së saj 10-vjeçare, Vivienne Jolie-Pitt. Ditën e djeshme nënë e bijë janë shfaqur bashkë duke shkuar në klasën e arteve marciale. Angelina kishte veshur një fustan të zi, ndërsa Vivienne ishte veshur shumë ‘casual’. Në fakt ajo që bie në sy në fotografitë e publikuara është ngjashmëria mes të dyjave, sipas Ëho. Duket se nënë e bijë kanë tipare identike dhe kur Vivienne të rritet edhe pak do jetë shumë e vështirë ta dallojmë nga nëna e saj. Duke qenë se Angelina Jolie konsiderohet si një ndër femrat më të bukura në botë, Vivienne duhet të ndihet me fat që ka marrë kaq shumë nga nëna e saj.