“Kur bën dhe ti si e ndershme!” Kejvina Kthella i jep përgjigjen e merituar ndjekësit

Kejvina Kthella ka qenë një nga personazhet që ka reaguar rreth lajmit për abuzimin e 17-vjeçares nga Fushë-Kruja nga 6 persona. Dy prej tyre kishin dalë nga burgu dhe e kishin abuzuar sërish dhe kjo e bëri edhe më tronditëse ngjarjen. Kejvina u shpreh e tronditur nga ngjarja, sidomos sa i takon Policisë së Shtetit, ku pasi 17-vjeçarja bëri denoncimin e kishin cilësuar si të sëmurë mendore dhe i kishin thënë të ikte nga vendi.

“Jeni plehra të neveritshëm. Ju jeni mbështetësit e parë të këtyre plehrave. E keni mendjen të vidhni jo të bëni punën tuaj! Zoti ju vraftë!”– shkroi e revoltuar Kejvina.

Mirëpo, dikush jo vetëm nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur por e ka ofenduar rëndë modelen. “Kur bën dhe ti si e ndershme!”– shkruhet në mesazhin për Kejvinën e cila nuk përtoi ta ndante me ndjekësit e saj. “Goca duhet të jeni të ndershme që mos t’ju përdhunojne sipas këtij burrit të nanës vet”, shkroi Kejvina duke iu përgjigjur me ironi ndjekësit.

Një mentalitet i tillë ekziston në masë në shoqërinë tonë, ku gjithnjë e më shumë po zbardhen ngjarje të rënda abuzuese, sidomos me vajza të mitura. Të shohësh këtë mentalitet të kultivohet edhe tek të rinjtë është e trishtë dhe e bën betejën për ta ndryshuar edhe më të vështirë.

/News31