Kur bëhen bashkë “Përputhen” dhe “Love Story” bëhet lëmsh edhe rrjeti
Ka mjaftuar një postim që rrjeti të bëhet lëmsh. Bëhet fjalë për një video të publikuar nga Drita Perhati, ish-konkurrente e “Love Story”, e cila mbrëmjen e djeshme është shfaqur në shoqërinë e konkurrentit të “Përputhen”, Atdhe Xheravinës. Dyshja shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, gjë që nxiti thashethemet se mes tyre kishte diçka.
Sot Atdheu i ka dhënë fund aludimeve duke i bërë thirrje mediave të mos e bëjnë të lidhur me çdo vajzë që del në foto. Me këtë postim konkurrenti tregon se me Dritën janë thjesht miq.
“Jo çdo vajzë që unë dal në foto ka lidhje dashurore me mua se po më bëni mua Sulejman dhe fanset sulltaneshat e harremit. Ju lutem mediave të paktën pak respekt për vajzat, nëse nuk keni për mua”-shkruan Atdheu.