Kur Alban Skënderaj ishte një djalosh modest, Mentor Haziri publikon foton e rrallë
Alban Skënderaj dhe Mentor Haziri kanë qenë së bashku në “Top Fest 2”. Dyshja bashkëpunuan për këngën “Diçka” dhe arritën të rrëmbejnë çmimin e parë. Pavarësisht viteve që kalojnë kjo këngë pëlqehet shumë nga publiku dhe i ka rezistuar kohës, ashtu si edhe miqësia e dy këngëtarëve. Nëpërmjet një fotoje të publikuar nga Mentori, ai tregon se marrëdhënien me Albanin e ka ende shumë të mirë. Këngëtari ka postuar një foto të viteve më parë teksa ata janë duke pushuar në detin e Zi, sipas Who. Në këto pamje Albani shfaqet me disa kilogramë më pak me pamjen e djaloshit modest, ndërsa Mentori duket thuajse njësoj.