“Kur ai u deklarua për të më ra të fiktë”, Melisa zbulon si ndjehej kur Andi dilte me Tean

Melisa në emisionin “Roped with Olsi” është pyetur se si ndjehej kur Andi dilte me Tean dhe ata u panë çift nga publiku shqiptar.

Ish konkurrentja ka folur troç dhe u shpreh se iu desh të shtirej në çdo veprim të sajin. “E para iher, kur është deklaruar Andi, mbaruan xhirimet, e mbajta sa e mbajta veten…vjen Elvisi më thotë “Hajde ulu” se më pa ai, aty jam pajtuar me Locon unë. Rashë në tokë.

Kur dolën çift pastaj, unë shikoja Fatmën, shikoja Elonën, i kisha bërë parapërgatitjet. I thoja shoqes time si të qesh? Kështu (qesh). Pavarësisht shakave, mendoj se mund të jem një ndër konkurrentet e “Përputhen” që është ofenduar më së shumti, për çdo lloj fjale të mundshme dhe mora guximin të them të vërtetën se thashë nuk kanë çfarë të të shajnë më shumë. Unë personalisht i kërkoj falje publikut sepse nuk kanë faj ato që gënjeva unë”, tha Melisa.