Kunetërit takohen më në fund, vëllai i Einxhel dhe Dagz! Big Mama bën komentin epik

Vëllai i Einxhel dhe Dagz janë takuar më në fund, ndërsa të dy janë të ftuar në finalen e Fan Club.Ishte Big Mama që i nxiti që të takohen dhe të shtrëngojnë duart.

Teksa qëndronte përballë vëllait të Einxhel, ajo i thotë: “Dagzin e kemi djalë të mirë, por kam frikë se do e rrahë Einxhel”.

Më parë vëllai tha se po priste daljen e Einxhel nga Big Brother Vip për të takuar dhe folur me Dagzin, duke përmendur se kanë mendim shumë të mirë.

Kujtojmë se ka nisur numërimi mbrapsht për finale e madhe të Big Brother VIP, ndërsa publiku po voton për katër finalistët, Einxhel, Beniada, Donald dhe Ilir.

Semi Jaupaj është nje nga te ftuarat mbrëmjen e sotme në programin special të “Fan Club” ku do të diskutohen finalistët e “Big Brother Alpania Vip”.

Teksa po flitej për Donaldin, u pyet edhe Semi pasi këngëtarja ka qenë shumë e afërt me të brenda shtëpisë. Në atë kohë, ai ishte i përfshirë edhe në një lidhje me shoqen e saj, moderatoren Bora Zemani, ndërkohë tashmë është me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Semi tha se di ta ndajë Donaldin si lojtar, por kurrësesi nuk është dakord me veprimin e tij të cilin ajo e ka përjetuar emocionalisht.