Kundër këshillave të shtetit, gazetari zbulon se ku e morën koronavirusin futbollistët e Partizanit: Ishin në…

Në lidhje se si ka depërtuar koronavirusi në trupat e lojtarëve e tregon gazetari Bashkim Tufa.

Vetëm pak orë para ndeshjes në derbi ndaj Tiranës, Partizani do të mësonte se disa lojtarë kishin rezultuar pozitiv me koronavirus. Një gjë e tillë alarmoi klubin e kuq ku përveç rasteve të Boldor dhe Ferhatit do t’i shtohej rasti i Çinarit,Kotes dhe Malës.

Në lidhje se si ka depërtuar koronavirusi në trupat e lojtarëve e tregon gazetari Bashkim Tufa. I ftuar në “Ora Sport”, ai ka zbuluar se futbollistët janë infektuar në një festë, pra duke injoruar këshillat e shtetit për evitimin e grumbullimeve.

“A e di ti se ku e kanë marrë covidin ato djemtë e Partizanit? E kanë marrë në një mbrëmje, në një ditëlindje. Atëherë kontrolloi pak futbollistët në këtë periudhë kur është virusi nëpër këmbë. Ata duhet të jenë nëpër hotele me kontroll. Ky nuk është faji i Tiranës, është faji i Partizanit”, u shpreh Tufa

E.Ç (Dosja.al)