Kukulla Ken Rodrigo banori më i ri në “Grande Fratello”

Ka disa javë që ka nisur një ndër spektaklet më të ndjekur në Itali “Grande Fratello” edicioni i 15-të. Mbrëmjen e djeshme nje ndër surprizat ishte hyrja më e re në shtëpi, dhe bëhet fjalë për kukullën Ken, Rodrigo Alves. Ai ka hyrë në librin Guinnes për operacionet e shumta plastike, dhe transformimet për ti ngjarë kukullës Barbie Ken. Përpara derës së kuqe në Grande Fratello u shpreh se është lumtur që është aty pavarësisht se është i fryer, shkruan Lapsi.al. Rodrigo do të qëndrojë atje për disa ditë dhe në shtëpi ka hyrë si një surprizë brenda një kutie për Barbie. Konkurrentët e tjerë, kur e kanë parë në sallon kanë menduar se ai nuk është i vërtetë. Por Danilo Simone, i cili po ashtu ka bërë disa operacione plastike dukej shumë i lumtur ndërsa u shpreh se e do shume Ken.