Kujton mes dhimbjes njeriun e dashur, Ronela” “Pas kësaj fotoje, ti nuk ishe më”!

Ronela Hajati sot mori sot një vëmendje ndryshe, që nuk lidhej me muzikën apo pamjen, por me një humbje të madhe të saj. Këngëtarja përkujtoi përmes një postimi prekës në Instagram të atin në 10-vjetorin e vdekjes.

Këtë e bëri përmes publikimit të kujtimit të fundit që pati prej tij.

“Kjo është fotoja e fundit që kishim bashkë, sepse pas dy ditësh ti nuk ishe më. Në këtë foto ka shumë sëmundje, shëmti, trishtim, dhimbje.. ka shumë dhimbje në fakt. Por një gjë është e sigurt! Nuk ka asnjë foto që ka aq shumë dashuri sa kjo! Bëhen 10 vite që s’të kam dhe sa do doja vetëm një orë të të përqafoja pak! Kur lutem, pas Zotit te kam ty se e di që ti nuk do largohesh asnjëherë prej meje dhe e di jam njeriu që të ka dashur më shumë në botë! Të dua si përherë Busho!”, ka shkruar këngëtarja.

Artistja shpesh në intervista ka përmendur faktin se sa e lidhur ishte me të atin dhe se i mungon shumë. Marash Hajati ka qenë ish drejtor i TVSH dhe një personalitet i medias shqiptare.

Bordo