Kujt i ngjan më shumë Amar? Olta Gixhari shuan kuriozitetin e ndjekësve

Olta Gixhari është duke shijuar një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Përveçse po jeton e lumtur romancën me partnerin të cilin është siguruar t’a mbajë larg syrit të publikut, Olta po ashtu prej një viti po shijon eksperiencën më të bukur, të qenurit nënë e të voglit Amar. Megjithatë, rrallë herë ka ndarë foto me dy djemtë e jetës në Instagram dhe kur publikon sigurohet të mos ua zbulojë portretin. Kurioziteti i ndjekësve të saj është i madh, sidomos sa i përket Amar. Kujt i ngjan i vogli? Epo ditën e sotme aktorja ka treguar se ai është kopje e saj.

Teksa ka ndarë një foto ku e mban në krah, shkruan: “Ja shih mua ke parë Amar. Është bërë krejt si unë”.

Më herët, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Olta ka treguar se ka ndërmend që së shpejti të zgjerojë familjen e saj. “Po mendoni për një fëmijë të dytë”, e ka pyetur një ndjekës. “Po së shpejti”, është përgjigjur ajo. Ndërsa kur është pyetur se përse e mban të fshehtë dhe djalin dhe partnerin, ajo ka treguar se nuk e lejon ky i fundit që të publikojë foto të tyre. “Nuk më lë burri ta shfaq as atë, as çunin. Na marrin mësysh thotë”.

/News31