Kujdeset për Bruce Willis; Gruaja e tij: Nuk jam mirë, ndihem si e dënuar!
Prej më shumë se një viti aktori i njohur Bruce Willis po vuan nga demenca frontotemporale, sëmundje e cila i shkakton të sëmurit probleme me sjelljen dhe të folurën.
Lajmi u dha nga ish-gruaja e Bruce, Demi Moore, tre fëmijët e tyre Rumer, 34, Scout, 31 dhe Tallulah, 29, së bashku me Emën dhe vajzat e tyre Mabel, 11, dhe Evelyn, 9, me anë të një deklarate emocionale vitin e kaluar, ku bën me dije se aktori do të tërhiqej nga aktrimi pasi u diagnostikua me afazi.
Së fundmi gruaja e Bruce Willis, Emma Heming Willis, me anë të disa postimeve në Instagram, ka ndarë vështirësitë me të cilat përballej si “partnerja e kujdesit” të Bruce. Ajo ka theksuar se është e rëndësishme të ndajmë mënyrën se si ndihemi, ndërsa rrëfeu se ajo ndihej si “në errësirë dhe e dënuar” pas dyerve të mbyllura, por ajo duhej të ecte përpara.
“E di që duket sikur jam duke jetuar jetën time më të mirë. Më duhet të bëj një përpjekje të vetëdijshme çdo ditë për të jetuar jetën më të mirë që mundem”, shpjegoi ajo. Emma u tha fansave të saj se nuk po ndihej “mirë”, por vërtet po përpiqej të kalonte çdo ditë për hir të familjes së saj.
“Unë e bëj këtë për veten time, e bëj këtë për dy fëmijët tanë dhe Bruce. Ata nuk do të donin që unë të jetoja ndryshe. Kështu që unë nuk dua që të keqkuptohet se jam mirë. Jo. Unë nuk jam mirë”, vazhdoi ajo.
Bordo