KUJDES pamje të RËNDA/ I doli EMRI në përgjimet e DOSJES kriminale, ekzekutohet ish-Miss Ekuadori (VIDEO+18)
Landy Párraga, ish-Miss Ekuadori dhe modele, u qëllua për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra.
Párraga ishte duke ngrënë mëngjes kur vrasësit hynë brenda dhe e qëlluan disa herë derisa vdiq. Emri i Landy Párraga u shfaq në rastin “Metastasis”.
Modelja ka qenë duke qëndruar me partnerin e saj e me sa duket do largohej nga restoranti, kur brenda kanë hyrë dy persona.
Njëri prej tyre është afruar dhe ka qëlluar drejtpërsëdrejti modelen, e cila kishte veshur një bluzë blu të hapur dhe pantallona të shkurtra të bardha.
Ai e qëlloi dhe pasi ajo u rrëzua në tokë vijoi ta qëllonte. Ai ka qëlluar më pas edhe shoqëruesin e ish-mbretëreshës së bukurisë që ishte në krah.
Vrasësi i dytë që ishte pranë derës u afrua disa hapa dhe tentoi gjithashtu të qëllonte Parragën. Vrasja është regjistruar në kamerat e sigurisë së biznesit.
Ish-mbretëresha e bukurisë përmendej në bisedat mes trafikantit të drogës, Leandro Norero dhe avokatit të tij Helive Angulo, të cilat u publikuan në çështjen “Metastasis”, për të cilën ka disa të arrestuar.
Në ato biseda, avokati i Noreros i tha asaj se gjoja po kontrollohej nga një importues. Norero kishte thënë gjoja se ky importues nuk ishte i saj dhe se ajo nuk mund të shfaqej e lidhur me të.
Më tej, sipas bisedave, ajo e kishte njohur me disa gjeneralë dhe një ish-kryetar të Kuvendit.
Tashmë e ndjera banonte në Santo Domingo dhe kishte mbërritur në Quevedo, ku të shtunën mbrëma mori pjesë në martesën e ish-nënprefektit të Los Ríos Jhoa Chon-Qui.
Marrë nga CNN përshtati VoxNews