“Kufizimet deri më 3 maj”, një nga skenarët e diskutueshëm në Gjermani. Kur pritet të merret vendimi

Ndërsa Danimarka ka nisur sot rihapjen e shkollave fillore dhe te cerdheve, Kancelarja gjermane Angela Merkel do te zhvillojë bisedime me drejtuesit e 16 drejtuesit e larte vendore lidhur me lehtesimin e kufizimeve.

Sipas mediave gjermane, qeveria federale në Berlin dëshiron që kufizimet në lëvizje të zgjasin së paku deri ne 3 maj, megjithëse disa dyqane do të jenë në gjendje të rihapen sipas rregullave të rrepta nga 20 prilli, raporton sot BBC.

Gjermania nuk është goditur aq keq sa vendet e tjera në Evropën Perëndimore, por gjithsesi shifrat nuk jane aq te mira.

Gjermania ka shenuar 3,254 vdekje të regjistruara nga instituti i shëndetit publik RKI, përfshirë 285 në 24 orët e fundit.

Zyrtaret thone se meqe Austria lejoi të hapen disa dyqane të martën dhe Gjermania mund të bëjë të njëjtën gjë. GJithsesi kjo pritet te dale pas vendimit qe do te merret ne kete takim.