Ku mund ta gjesh shpirtin tënd binjak? Studimet zbulojnë fakte interesante
Një studim i udhëhequr nga Mic, ka zbuluar disa fakte interesante për mënyrat si e takojmë gjysmën tjetër. Mic u ka bërë 2300 njerëzve dy pyetje:
Si e ke takuar partnerin aktual?
Rezultatet nuk janë aspak ato që mund të imagjinoni. Zbulojini.
Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve ishin njohur me partnerët e tyre falë një website-i apo aplikacioni takimesh. Duke qenë që bota ku jetojmë po shndërrohet në digjitale, habitesh si vetëm 9.4 për qind e njerëzve janë njohur online. Po mirë, nëse nuk janë njohur në internet, ku atëherë?
1. Një pjesë e vogël e njerëzve ka pasur sukses në gjithë ato flirtime pranë makinës së kafes.
2. Vetëm një në pesë e kanë njohur partnerin e tyre në një mjedis social.
3. Sipas sondazhit të Mic, 22.3 për qind e njerëzve i kanë takuar partnerët në një mjedis social, rrugës për në punë, ose si në rastin e Nicole Richie, në club. Nëse po pret ende për personin special, më mirë kërko diku tjetër sesa në lokalin e preferuar. Sepse fundja fare, 22.3 për qind nuk është dhe aq shumë.
Po nëse nuk njihen në internet, në punë ose në një vend social, ku pra e takojnë njerëzit të dashurin e zemrës?
Statisikisht, ke më shumë mundësi të prezantohesh me njeriun e jetës nëpërmjet miqve të përbashkët.
Po, e lexove mirë. 38.9 për qind e personave që u pyetën, ishin takuar nëpërmjet miqve të përbashkët.
Kur e mendon, në disa raste miqtë e tu mund të të njohin më mirë sesa ti e njeh veten. Por mos harro edhe që, nëse të pëlqejnë miqtë, mundësitë janë që dhe miqtë e tyre do jenë gjithashtu cool.
Shokët nuk të kanë prezantuar ende me zotin apo zonjën Perfekte? Po mirë, gati 40 për qind e njerëzve janë miq platonikë para se të kalojnë në një nivel tjetër. Kështu që mundet ta kesh njohur tashmë gjysmën tënde më të mirë, por nuk e di ende.