Ku i kalon netët Getoari pa Marinën? Gazetarja e “Fiks-it” nxjerr foton e reperit në orët të vona
“Dashni me raki” ishte bashkëpunimi i Getoar Selimit me Flori Mumajesin. Por për të gjithë ju që mendoni se netët ai i kalon me bashkëshorten Marina Vjollca, në fakt jo. Gazetarja e “Fiks Fare”, Rudina Demneri, e njohur si Paloma ka postuar në Instagram një foto të liderit të “Babastars” në një studio muzikore. “MMV” shkruan ajo sipër fotos ku shihet reperi me shpinë pranë Alandit, bashkëshortit rumun të Rudinës. Mesa duket Getoari po punon për këngën e tij të re, që padyshim do të jetë një hit./Story.al/