“Ku ka zë s’është pa gjë”, dalin të vërteta thashethemet për lidhjen e re të Taylor Swift
Taylor Swift prej disa javësh po përflitet për një lidhje me futbollistin amerikan Travis Kelce dhe ndonëse fillimisht u dukën si thjesht thashetheme, dyshja qenkan me të vërtetë bashkë. Taylor u pa me familjen e Travis në ndeshjen e së dielës midis Kansas City Chiefs dhe Chicago Bears.
Këngëtarja u shfaq duke brohoritur, e veshur me një xhaketë ekipit bardh e kuq. Ajo ishte ulur pranë Donna Kelce, mamasë së lojtarit, duke biseduar dhe duke qeshur gjatë gjithë lojës në stadiumin Arrowhead në Kansas City.
Në darkë Taylor dhe Travis janë parë në një restorant bashkë. Sipas thashethemeve këngëtarja ka paguar që restoranti të ishte bosh dhe të gjithë të largoheshin.
Revista Who