Ku ka zë, s’është pa gjë! Çfarë po kurdis këtë herë Holta Dulaku?

Duke marrë shkas nga një “story” në “Instagramin” e mikut dhe bashkëpunëtorit të saj stilistit Ardi Asllani ku pamë në foto producenten e munguar Holta Dulaku në një peisazh të mrekullueshëm me mbishkrimin “Seç ka në mendje kjo producentja” duke përdorur animacione kafshësh në një fermë. Mos ndoshta po planifikojnë një Reality Show të quajtur “Ferma”?

Në “Instagramin” e Holtës sot është parë një foto tjetër nga Zvicra dhe muzika e përdorur për storyn e Asllanit është e famshmja “Heidi”.

Shumë pikëpyetje na ngriti kjo foto në story.

Mos po lajmërojnë një reality show në një destinacion jashtë vendit tonë?

Do ketë Vipa apo njerëz të thjeshtë?

Duke marrë parasysh faktin që Holta është producentja e parë e “Dancing with the Stars” dhe vipave ja u ka marrë dorën… diçka na shkon në mendje.

Asgjë nuk kemi të qartë, mbetet vetëm të presim zhvilime të reja nga ky produksion!

Revista Who