‘Ku i gjete lekët’, Franceska ‘ndez’ rrjetin me apartamentin e ri mega luksoz

Franceska Murati, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 3” dhe një nga emrat më të përfolur kohët e fundit për jetën e saj private, ka bërë një hap të madh në jetën personale: është bërë me shtëpi të re!

Në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, Franceska ka ndarë pamje nga apartamenti i saj i sapoblerë, i cili bie në sy për luksin dhe stilin modern. Megjithëse nuk ka bërë publike shumën, sipas një vlerësimi të përafërt të tregut, apartamenti i ri tejkalon vlerën e gjysmë milioni euro!

Në postimin e saj, Franceska shkruan:

“Është zyrtare! Më në fund kam shtëpinë time të parë. Pas një kërkimi shumë të gjatë, mora një shtëpi në Tiranë. Falë @ad_realestate_florinda_lutaj që më duroi pafund tekat e mia deri sa gjetëm shtëpinë perfekte. Mezi po pres të ndaj çdo hap të këtij rrugëtimi me ju.”

Por, siç ndodh zakonisht, postimi ka ndezur menjëherë rrjetin. Komentet nuk kanë munguar, me fansa që shkruajnë: “Kah i gjeti leket?”, duke nënkuptuar që luksit të saj i mungon një shpjegim publik.

Ndërkohë që zërat për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti vazhdojnë të qarkullojnë në media, Franceska duket më e fokusuar se kurrë tek vetja dhe një fillim i ri… në një rezidencë që është gjithçka përveçse modeste!

/Prive By Liberta Spahiu