Ku gjenden sot Zoti Basha me bashkëshorten, Aurela?

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar sot në Facebook një foto me bashkëshorten Aurela, me përshkrimin: “Në Valbonë te Margjeka”.
Me iniciativën e zotit Lulzim Basha, do të përurohet sot në Tropojë shtatorja e Dëshmorit të Kombit dhe Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.
Në sheshin me të njëjtin emër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Studentë të Dhjetorit 90’, dashamirës dhe simpatizantë nga të gjitha Trojet Shqiptare, do të jenë prezent për të nderuar emrin dhe kontributin e Azem Hajdarit.