Ku është zhdukur Melania/ Prag divorci për Donald Trump?
Ku është zhdukur Melania Trump? Mungesa e ish-Zonjës së Parë nga mitingu i Donald Trump në Mar-a-Lago të Floridës, pak orë pas paraqitjes historike të tij në gjykatën e Manhattan-it nuk kaloi pa u vënë re. Tabloidët, veçanërisht ata britanikë, spekulojnë se për ish-çiftin presidencial divorci është gjithnjë e më afër. Kriza mes Donald dhe Melania sigurisht që nuk ka nisur këto ditë.
Që prej fundit të mandatit të manjatit në Shtëpinë e Bardhë, mediat kanë spekuluar për faktin se ish-modelja 49-vjeçare kishte vendosur të bënte një jetë të ndarë nga i shoqi dhe të fokusohej ekskluzivisht tek djali i saj Barron, tashmë 17 vjeç. Por goditjen më të madhe martesës së tyre duket se ia ka dhënë aktakuza ndaj ish-presidentit për pagesat ndaj yllit të filmave porno, Stormy Daniels.
Donald Trump u përfshi në aferën “Stormy Daniels” vetëm 4 muaj pasi u martua me Melania dhe teksa ajo ishte shtatzënë. Nëse tradhtia e tij me një aktore nuk do të mjaftonte, një tjetër lidhje me “ish-lepurushen” e Playboy, Karen McDougal dhe supozimet për një fëmijë të paligjshëm, kanë dalë gjithashtu në dokumentet e aktakuzës. Gjëra shumë të rënda për “sfinksin slloven”, siç e quajnë tabloidët në Mbretërinë e Bashkuar, ish-Zonjën e Parë.
“Zonja Trump është e fortë, e fokusuar tek familja e saj dhe është duke e mbështetur burrin e saj siç ka bërë gjithmonë”, – thanë dy burime pranë familjes për “Daily Mail”. Por, përveç paraqitjes në një darkë në resortin e Floridës përkrah ish-presidentit mbrëmjen e aktakuzës, e mbështjellë me një fustan të kuq të zjarrtë, Melania është zhdukur nga radarët.
Ajo nuk ishte as në listën e pasagjerëve të fluturimit privat që solli manjatin në Nju Jork. Ajo u shfaq në “Trump Tower”, disa orë më vonë, gjithmonë shumë elegante me një pallto ngjyrë kremi dhe syzet e diellit gjithmonë të pranishme. Në ato momente bashkëshorti i saj ishte ulur në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Manhatanit disa kilometra më larg.
Pastaj të gjitha gjurmët e saj u zhdukën përsëri. Ajo nuk zbriti nga avioni në Florida. Nuk u shfaq në sallën e festave në rezidencën Mar-a-Lago për të dëgjuar fjalimin e të shoqit, i cili as nuk e përmendi kur falënderoi familjen e tij.
Nëse thashethemet e ndarjes konfirmohen, Trump do të vendosë një tjetër rekord. Ai jo vetëm që do të jetë ish-presidenti i parë amerikan që është paditur dhe arrestuar, por edhe i pari që do të divorcohet. Kjo, jo një pamje e mirë për atë pjesë të votuesve të tij super të krishterë.
Mungesa tjetër e madhe në Mar-a-Lago ishte vajza dhe ish-këshilltarja e parë Ivanka. Ajo qëndroi në Majami me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe fëmijët e tyre. Vajza e parë e tij kishte njoftuar pak kohë më parë se donte të bënte një hap prapa nga jeta publike dhe nuk donte ta ndiqte manjatin në aventurën e dytë politike. Të enjten, pas lajmit për aktakuzën, ajo lëshoi një deklaratë të prerë në të cilën tha se “e do babanë e tij” dhe Shtetet e Bashkuara. Por duket se ajo nuk ka folur më me Trump që kur ikën nga Shtëpia e Bardhë. ©LAPSI.al