“Ku e ke njërën këmbë?”- Pas akuzave për photoshop, Big Mama shpërthen në ofendime: O debila, truri juaj aq kupton

Këngëtarja e njohur Big Mama publikoi një foto në rrjetin social Instagram ku nuk i dukej njëra nga këmbët.

Menjëherë shpërthyen akuzat për photoshop, ndërsa ndjekësit pyesnin ku është këmba tjetër.

“Ku e ke këmbën?”– shkruan një prej ndjekësve në koment.

Ndërsa të tjerë shkruan: “Ka dalë sikur nuk e ka njërën këmbë.”

Disa prej mediave ngritën dyshimet se Big Mama përdori photoshop për të “zhdukur” këmbën e saj dhe kjo e ka acaruar shumë këngëtaren e cila shpërtheu në ofendime.

“Shumë debila jeni o Zot, nuk e kuptoj. Këmbën e kam në karrige o debila dhe nuk duket nga fustani,”- shkroi ajo në njërin prej postimeve.

Më pas publikoi një foto tjetër ku dukej këmba e saj. Ajo u shpreh se nuk dukej për shkak të fustanit.

“Ja ku e kam këmbën. Por nga fustani nuk duket. Shyqyr Zotit nuk jam aq debile sa ju, që të zhduk këmbën me photoshop. Nuk e di pse merrem me ju që t’iu jap sqarime. Truri juaj aq kupton,”- u shpreh Big Mama.

/Panoramaplus.al