Kthim para 9-vitesh, Ami zbulon rregullin që ka thyer në dasmën e saj

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë padyshim një nga çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar. Tani ata kanë 9 vite që i kanë dhënë fund beqarisë me një dasmë që u komentua gjatë në mediat rozë.

Ami-Toska-2

Modertorja e njohur është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar se në dasmën e saj, ajo dhe Ermali kanë thyer një nga rregullat kryesore që zakonisht asnjë çift nuk guxon.

Ami-Toska-3

Në episodin e fundit të emisionit “Lufta e Nuseve”, Ami rrëfeu se ndonëse thuhet se fustanin e nusërisë dhëndri nuk duhet ta shikojë pasi sjell fat të keq, pikërisht fustanin e saj të bardhë e ka zgjedhur me bashkëshortin në një nga udhëtimet e tyre.

Ami-Toska-4

“Me Ermalin e kemi zgjedhur fustanin tim të martesës në një nga udhëtimet tona. Mendoj se duhet të shtohen nuset që e zgjidhin fustanin me burrin e ardhshëm”, ka treguar Ami para kamerave.

Ami-Toska-1