Kthim në vitet 90′, e vërteta e këtij trendi sipas psikologëve është shqetësuese!

Të gjithë janë duke rikrijuar vitet 90′ përmes fotove. 🙂 Pra trendi më i ri i ditëve të fundit. Paguaj 6 euro për aplikacionin Epik dhe shikoje veten nga këndvështrime të ndryshme të atyre viteve.

Sipas specialistëve, dëshira për ta provuar nuk ka të bëjë aspak me nostalgjinë por me dy probleme kryesore. Problemi i parë është fakti që për shkarkimin e programit duhet të japësh të dhënat personale, kurse problemi i dytë është narcisizmi.

“Të jesh nostalgjik është një gjë, të transformosh fytyrën është një gjë tjetër. Nëse do të ishte thjesht nostalgji, do të vishnim xhaketën e viteve ’70, fundin e gjatë me pala: me pak fjalë, do të zgjidhnim një veshje që na kthen në kohët e shkuara. Por ne nuk do të shtrembëronim fytyrat tona për t’u përpjekur të bëhemi diçka që s`jemi. Me këto aplikacione krijohet një varësi e përsëritur nga e cila nuk ka shpëtim”– komenton psikologia Valeria Rondone, autore e website-t www.valeriarandone.it për HuffPost.

“Sepse para Epik ishte FaceApp, pastaj Lensa dhe më pas shumë të tjerë. Qëllimi është për të pastruar imazhin e dikujt nga ato që ne i njohim si defekte, duke krijuar një version tonin që është i largët nga realiteti, por më i kënaqshëm sipas standardeve që imponojnë mediat sociale:

Ekziston rreziku që të mos e njihni më veten kur e shikoni në pasqyrë. Ekziston një pasiguri themelore, një nevojë për miratim dhe një narcisizëm tipik i jetës sot. Pasiguria dhe dëshira për t’u dukur si komanda të mediave sociale shtyjnë gjithnjë e më shumë njerëz të mbështeten në mbushës, botox, apo edhe ndërhyrje kirurgjikale për të arritur idealin e tyre.

Një periudhë e gjatë familjarizimi do të nevojitet për të rindërtuar një imazh dhe për të njohur veten, për të shfaqur dhe konsoliduar një ndjenjë identiteti, vazhdimësie të vetvetes, vetëvlerësimit dhe një ndjenje sigurie dhe ekzistence.”

“Edhe kur influencuesit postojnë foto me puçrra, me pizhame, pa make-up, synimi është i njëjtë: të shfaqen. Jam pa make-up në shtëpinë time, në hapësirën time private. Unë nuk shkoj në zyrë tek pacientët e mi me pizhame. Nuk duhet të jemi gjithmonë të disponueshëm për kamerën: kemi humbur dinjitetin, shijen e mirë…”, thotë psikologia.

Classlifestyle