Kryenegociatori rus: Ende herët për një takim Putin-Zelensky
Rusia tha të dielën se bisedimet e paqes nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm saqë të mbahet një takim midis presidentëve të dy shteteve. Kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky, tha përmes Telegramit se qëndrimi i Moskës lidhur me statusin e Krimesë dhe Donbasit vazhdon të jetë i pandryshueshëm.
“Draft-marrëveshja nuk është gati që të prezantohet në një takim të liderëve”, tha ai.
“E përsëris vazhdimisht: Pozicioni i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin është i pandryshueshëm”, tha ai.
Të shtunën negociatorët ukrainas thanë se janë bërë përparime të mjaftueshme që të mbahet një takim midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe atij rus, Vladimir Putin.