Kryeministrja italiane viziton Ukrainën, pritet të takohet me Volodymyr Zelensky
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka arritur këtë të martë në Kiev. Ajo pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Para se të takohet me Zelenskyn, kryeministrja do të vizitojë Bucha dhe Irpin. Meloni, e cila mori detyrën në tetor, ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta vizituar Ukrainën.
Kryeqevertarja italiane mbërriti në kryeqytet me një tren që u nis rreth orës një të mëngjesit nga qyteti polak Przemyśl, i cili është pranë kufirit me Ukrainën.
“Mendoj se do të ishte e drejtë të vija këtu për të ripërsëritur qëndrimin e qeverisë italiane dhe ndoshta edhe për të kuptuar personalisht se çfarë kanë nevojë njerëzit që luftojnë për liri. Është më mirë të shohësh gjithçka me sytë e tu. Mendoj se kjo do të ndihmojë edhe italianët të kuptojnë gjithçka. Është një nder për mua që jam këtu, duhet të jem këtu”, tha kryeministrja Georgia Maloney teksa doli nga treni.
Ish-kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo ka ardhur pavarësisht se Italia ka varësi të madhe ndaj gazit rus.