Kryeministri Rama dekoron Ambasadorin austriak, Olti Curri i prish festën

Ditën e sotme Kryeministri Rama ishte mjaft i zënë duke qenë se po bëhet një ristrukturim i partisë dhe delegatëve të saj. Mirëpo pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për ambasadorin austrik në Shqipëri, Johan Sattler i cili tani do të shkojë në Bosnjë Herzegovinë.

Gjatë ceremonistë kryeministri Rama është emocionuar teksa i ka thënë ambasadorit se e ka të vështirë t’i japë lamtumirën dhe në fund i dhuroi një kollare të personalizuar që me shumë mundësi e ka dizenjuar vetë siç bën zakonisht në kësi rastesh.

Tani le të ndalemi pak tek kollarja. A nuk ju ngjason pak si qafore që përdoret për kafshët shtëpiake? Nëse nuk e përfytyroni mirë, Olti Curri jua bën shumë të thjeshtë.

Postimi i tij i fundit lidhur me situatën dhe specifikisht me kollaren është si më poshtë:

Olti-2

Olti Curri mesa duket “e prishi festën” ama ne ndjekësve na dha një arsye më tepër për tu argëtuar ditën e sotme dhe për të kujtuar edhe njëherë se ironia është veçoria më e fortë dhe tërheqëse e blogerit, i cili me origjinalitet di si ti japë mendimet “pak e saktë” por ama të plota e goditëse. Ja, kollaren e ambasadorit austriak, s’do e shihni më njësoj pas këtij momenti. /News31.al