Kryeinfermierja e spitalit psikiatrik rezulton pozitive me Covid-19

Spitali psikiatrik në Elbasan është alarmuar pasi kryeinfermierja ka rezultuar pozitive me Covid-19. Burime për abcnews.al kanë bërë me dije se ajo ka patur kontakt me një pjesë të madhe të stafit të spitalit.

Sipas dyshimeve të para, kryeinfermierja mund të ketë infektuar edhe dy pacientë. Prej një jave, “Sadik Dinçi” ka mbyllur edhe pavionin e urgjencës. Mësohet se në spitalin psikiatrik trajtohen prej vitesh 350 pacientë. Ndërsa, numri i stafit që punon në ambientet e brendshme të spitalit arrin deri në 120. Shifrat e të prekurve në vendin tonë nuk po njohin përmirësim.

Shumë institucione zyrtare janë prekur nga virusi, ndërsa shtatori sjell edhe përgatitjen për rihapjen e shkollave. /News31.al

Burimi: abcnews.al