Kryebashkiaku Erion Veliaj dërgohet në spital

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e burgut mesditën e kësaj të enjte.

Mësohet se Veliaj ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka shkuar për të kryer disa analiza dhe deri më tani nuk ka detaje shtesë për gjendjen e tij

Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kreu i Bashkisë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga qelia, por togat e zeza me një vendim të datës 8 Korrik e rrëzuan. Gjithashtu edhe kërkesat e tjera të Veliajt në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për lirim nga burgu janë rrëzuar.

politiko.al