Krusita del për darka me Kledi Bahitin, por dëshiron të martohet me John Shahun
Ndërsa festivali i “Kënga Magjike” po ndodhte në Shqipëri, mediat shqiptare gjithandej raportuan se një lidhje e re dashurie kishte nisur në shoubizin shqiptar. Dhe bëhej fjalë për kompozitorin Kledi Bahiti dhe këngëtaren Krusita, e cila kësaj here garoi në festival me këngën “Akull”. Por ishte Krusita ajo që i mohoi thashethemet duke thënë në Thumb që ato që u raportuan në media s’janë të vërteta. Mirëpo nga ana tjetër në emisionin e Luana Vjollcës, në puntatën e fundit, ka ca momente që e dëshmojnë këtë. Pikë së pari, banda e Threedots nisën të tallen me Krusitën ngapak, kur ajo mori zarin të gjuante e në zar ishin fytyrat e të gjithë personave që bashkëpunojnë me Threedots, e Flori ishte ai që i tha: “Epo fytyra e dikujt nuk është aty”, duke aluduar në atë të Bahitit, që është ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Florit.
E më aps, Krusitës iu kërkua që të zgjidhje të mes Yll Limanit, John Shahut dhe Kledit për t’u martuar me njërin, për ta eliminuar dhe për të ngrënë darkë. Dhe për t’i evituar thashethemet, ajo eliminoi Yllin, hëngri darkë me Kledin dhe u martua me Shahun, sipas Prive. Ndërsa në fund fare, në rubrikën “Ndaje ose Pije”, ajo nuk pranoi ta thoshte emrin e të dashurit por as nuk e mohoi që ishte në lidhje, e aty ngapak filluan shakatë. Gjithsesi, era romancë në mes Kledit dhe Krusitës po vjen…