Kroi ka ditën e parë të kopshtit dhe Bieta nuk mund ta fshehë gëzimin: Mendova se do qaja…

Bieta Sulo ka përjetuar ditën e sotme një nga ndjesitë më të veçanta, teksa i vogli i saj, Kroi ka shkuar për herë të parë në kopësht. Këtë e ka treguar vetë moderatorja me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku shihet vogëlushi duke vrapuar me çantën në krahë.

Bieta-2

“Dita e parë e kopshtit. Fotografia që çdo prind e ka menduar netë e netë të tëra dhe do ta kujtojë gjithmonë. Mendoja që do qaja, por jo. Vrapi dhe gëzimi i Kroit për tek ‘shokat’ ma bëri zemrën mal”, ka shkruar Sulo në foton më të fundit të publikuar në rrjetet sociale. Në llogarinë e moderatores kanë mbërritur menjëherë shumë pëlqime, por edhe komente uruese për djalin e saj.

Kroi po rritet dita ditës dhe me siguri Bieta duhet të jetë shumë e lumtur për momente apo kujtime si këto të sotmet./revistawho.com