Kriza nga pandemia e koronavirusit, Mozzik bën gjestin fisnik
Mozzik publikoi më 31 korrik albumin e tij të ri me titull “MozzArt”, i cili përmban 20 këngë dhe është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar.
Në këtë album, Mozzik madje i ka dedikuar një këngë vajzës së tij, e cila titullohet “Hana” dhe në një këngë tjetër, zbulon arsyet e ndarjes nga Loredana.
Teksa Kosova po kalon një periudhë të vështirë nga pandemia, Mozzik ka bërë një gjest shumë fisnik. Ai ka zbuluar përmes një statusi në Instastory se do të shpërndajë 30 mijë CD në 7 qytete të Kosovës falas.
Reperi u ka kërkuar fansave që të kenë maska dhe doreza për shkak të koronavirusit. Ai ka thënë se po e bën këtë gjest në shenjë respekti ndaj atyre që e kanë ndihmuar.