Kriza mes çiftit Justin Timberlake dhe Jessica Biel
Në dhjetor, Justin Timberlake pretendoi se ishte i pirë kur u kap mat duke shtrënguar duart me kolegen e tij Alisha Wainwright në New Orleans.
Incidenti gjeneroi më shumë lajme dhe kritika ndaj Justin-it, duke u cilësuar si një tradhtar.
Ai kërkoi falje publikisht dhe u duk sikur çështja u mbyll me kaq por jo!
Sipas një raporti të ri të Us Weekly, Jessica dhe Justin kanë ditët e tyre të mira dhe ditët e këqija, siç ndodh me shumë çifte.
Ata kanë vendosur të shkojnë në terapi për ta bërë marrëdhënien e tyre të funksionojë sërish.
“Justin e di saktësisht atë që Jessica dëshiron të dëgjojë për të lehtësuar çdo stres. Ata besojnë se është konstruktive për marrëdhëniet e tyre … ai është duke u përpjekur për më të mirën për ta provuar veten e tij”.